Protagonist kryesor te Bajerni, mesfushori i kampionëve të Gjermanisë kritika FIFA-s: E shoh veten më mirë

Talenti i Bajernit të Mynihut dhe kombëtares gjermane, Xhamal Musiala, është bërë protagonist në javët e fundit falë një starti të shkëlqyer që ai i ka bërë sezonit.

29573017-jamal-musiala-profitiert-vom-training-mit-einer-spezial-brille-28T6T3GleAfe

Ai ka qenë protagonist në tri takimet e para të sezonit me bavarezët dhe emri i tij është përfshirë në listën e kandidatëve për t’u shpallur lojtari i ri më i mirë i vitit.

Por ai nuk ka qenë fort i kënaqur me vlerësimin që i ka bërë FIFA.

“E di se për t’u vlerësuar si lojtari më i mirë ka kritere, por kritere si shpejtësia, gjuajtja dhe teknika për të cilat jam vlerësuar, mendoj se meritoj shumë më tepër nga notat e FIFA-s. Personalisht e shoh veten shumë më mirë te Bajerni, jam përmirësuar ndjeshëm”, ka thënë 19-vjeçari i gjigantëve të Mynihut. Për sulmuesin gjerman elozhet kanë qenë të shumta, duke nisur nga trajneri Julian Nagelsman.

Arena e Lajmit


Protagonist kryesor te Bajerni, mesfushori i kampionëve të Gjermanisë kritika FIFA-s: E shoh veten më mirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook