“Tri format e mendimit…” dhe vlerësimi me çmim, Arben Imami flet për emocionet pas botimit të librit: Kam punuar 4 vite pa ndërprerje, nuk e dija që…

Imami

Politikani i njohur, Arben Imami, botoi librin e tij më të fundit, “Tri format e mendimit…”, libër ky i cili u vlerësua me çmimin për veprën më të mirë studimore në Panairin e Librit.

I ftuar këtë pasdite në emisionin “Kjo Javë” në News24  me gazetaren Nisida Tufa, ai u shpreh se ishte një surprizë e bukur çmimi dhe se nuk e priste.

“Nuk dija që kishte çmim panairi, dhe jam rishtar në këto letra, edhe e mora vesh nga shtëpia e botuese kur më thanë që ‘mirë është të jesh aty kur të jepen çmimet’, dhe atu e kuptova. Ishte surprizë por një surprizë e mirë, më gëzoi ky fakt”, u shpreh ai.

Por sa vështirë është të shkruash dhe si lindi ideja për këtë libër?

“Kam qenë i detyruar të shkruaj në të gjitha profesionet që kam bërë, regjisor duhet të shkruash, politikan duhet të shkruash… Ligjet të ndihmojnë shumë për të pasur saktësinë e gjuhës, plus një backgroun nga humanitetet. Kapacitetet i kisha, por libri shkruhet nga nevoja jo me plan. Nuk e kisha menduar se do shkruaja libër, aq më tepër me këtë tezë.

Çdo libër është intelektual, çdo punë e jona është intelektuale, përmes intelektit ne përpiqemi të kuptojmë çfarë ndodh rreth nesh dhe të gjejmë veprimin më të mirë të mundshëm.

Të gjithë bëjnë punë intelektuale dhe për të shkruar kisha shkruar plot, por nga 2003 kam krijuar kolanën e filozofikës dhe shkencave politike, janë 55 tituj autorë më të mëdhenj dhe shpresoj se do të vazhdojë, kështu që kam 20 vite që merrem me filozofinë. Padyshim që është një nga arritjet më të mëdha në fushën e dijes në këto 30 vitet e fundit”, u shpreh ai.

Më tej Imami u shpreh se ky është një libër që nuk është i lehtë për t’u lexuar, por kushdo që ka dëshirë të thellohet në mendim do ta gjejë veten shumë mirë. Ai tha se për këtë botim, i është dashur të punojë katër vite pa ndërprerje.

“Libri kërkon informacion paraprak, por nuk ka asgjë të pakapërcyeshme. Është një libër për njerëz që duan të mendojnë, analizojnë. Ne mendojmë në këto tre mënyra, por ne duhet të dimë pse mendojmë kështu, është kam zgjedhur rrugën tradicionale, dikush tjetër zgjedh rrugën mitologjike… Për këtë libër kam punuar katër vite pa ndërprerje. Tani më duhet të vazhdoj edhe për dy libra të tjerë”, tha Imami.

Ndërkohë ai rrëfeu se një pjesë të mirë të këtij libri e ka shkruar gjatë pandemisë, ndërsa pas botimit, komentet që ka marrë kanë qenë pozitive.

“Një libër i tillë, është epistemologji, sociologji, antropologji… Sepse teza kryesore, epistemologjia, ishte e nevojshme që të mund të provohej edhe në fushën e historisë, sociologjisë etj, por një libër i tillë është pothuajse e pamundur të shkruhet nëse nuk je në kontakt të vazhdueshëm…. Unë e kam shkruar vetëm dhe një pjesë të mirë të librit e kam shkruar në pandemi. Përshtypjet e para kanë qenë shumë të mira. Atë libër mund ta kuptojë çdo njeri që do të ulet dhe të lexojë”, tha autori.

I pyetur edhe për çmimin e librit, prej 5 mijë lekësh të reja, dhe komentet që janë bërë për këtë, ai u shpreh se njerëzit janë të lirë që të flasin, por sqaroi se çdo botim i këtij lloji nuk ka çmim më të ulët.

“E kam dëgjuar dhe është normale që njerëzit shkrehen. Libri ka 500 tituj të cituar mendoj dhe sa tituj të tjerë ka, shihni këto libra me këtë natyre, këto janë çmimet, një çmim tjetër do të ishte mungesë respekti për veten. Një pjesë të mirë unë jam duke i dhuruar, nuk mund të jetosh me libra, ata që kanë vendosur të jetojnë thjeshtë me libra në Shqipëri janë heronj dhe unë do t’i vlerësoja pa masë…. Nga libri në fund nuk do të fitojmë asgjë as unë as shtëpia botuese”, tha ai.

Libri “Tri format e mendimit”, një botim i UET PRESS, vjen si një ftesë për të menduar rreth utopisë, arsyes, mitit, religjionit, dijes, së vërtetës, marksizmit, politikës, post-modernizmit, hegjemonisë, funksionit dhe thelbit.

“Tri format e mendimit…” dhe vlerësimi me çmim, Arben Imami flet për emocionet pas botimit të librit: Kam punuar 4 vite pa ndërprerje, nuk e dija që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook