VIDEO/ Përmbysje dramatike e Xhenoas, Juventusi shpërfytyrohet në fund

Xhenoa arriti të mposhte Juventusin me rezultatin 2-1, falë një përmbysje dramatike, duke marrë 3 pikë të arta në luftën për mbijetesë.

xhenoa

Një shpërfytyrim i pakuptimtë i bardhezinjve në minutat e fundit, që solli përmbysjen e vendasve. Dibala ishte ai që në minutën e 48-të, me një perlë nga jashtë zonës, zhbllokoi sfidën, ndërkohë që Gudmundson në të 87-tën dhe Krishito në minutën e 6-të shtesë, nga pika e bardhë e penalltisë, i solli fitoren vendasve.

Vlen të theksohet fakti se para shkaktimit të penalltisë nga De Shiljo, Juventusi shpërdoroi një rast të pabesueshëm me portën bosh, teksa Ken goditi jashtë kuadratit.

xhenoa5

XHENOA 2-1 JUVENTUS

Gudmundson 87′, Krishito 90+6 (p) / Dibala 48′

NGJARJET KRYESORE:

-GOLI I FITORES SË XHENOAS: 

-GOLI I BARAZIMIT TË XHENOAS: 

-GOLI I DIBALËS: 

 -RASTI I DIBALËS

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet xh-j

XHENOA: Sirigu, Hefti, Ostigard, Bani, Krishito, Galdames, Badelj, Amiri, Melegoni, Portanova, Destro.

JUVENTUS: Shezni, Kuadrado, Bonuçi, Rugani, De Shilio, Artur, Mireti, Rabio, Dibala, Vlahoviç, Kin.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Përmbysje dramatike e Xhenoas, Juventusi shpërfytyrohet në fund

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook