Synon formacionin kuqezi, një nga blerjet e verës bën me “dhimbje koke” Piolin

Divok Origi, sulmuesi i Milanit, mbërriti në verë si lojtar i lirë pas një eksperience të gjatë dhe të suksesshme në Angli me Liverpulin. Një qendërsulmues i tillë, në skuadrën e Stefano Piolit dhe tashmë palët duket se janë takuar në momentin e duhur. Ai është një përforcim cilësor, i fortë fizikisht dhe në pjekuri të plotë, gati për të ecur me kampionët e Italisë. Origi, tani, është gati të fillojë garën e tij për të marrë një rol qendror në oborret e “Djallit”.

origi

KONKURRENCA

Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, por në pritje të rikuperimit të Zlatan Ibrahimoviçit, është Zhiruja konkurrenti kryesor, pasi francezi ka rifilluar të shënojë që në miqësoret e para, duke nisur sezonin e ri si dhe atë të Skudetos. Ç’të thuash më pas për Ante Rebiçin, i cili pas një sezoni të pafat nga pikëpamja personale, u rikthye me një dëshirë të madhe për t’u kthyer në atë që ishte dikur. E bëri me një dygolësh të rëndë ndaj Udinezes. Origi, megjithatë, e di se momenti i tij në këtë Milan do të vijë: muajt e fundit ai ka punuar për të eliminuar një dëmtim të vjetër muskulor të pësuar në Liverpool, teksa tani duket se është kthyer në formë dhe hapat e ardhshëm do të përdoren për përfshirjen përfundimtare në rangjet ekipore. DREJT

FORMACIONIT

Së shpejti, edhe si titullar mbase. Numri i ri 27 i Djallit erdhi në grup me shpirtin e duhur, i etur për të mësuar gjuhën taktike të skuadrës, për të njohur kërkesat dhe nevojat e trajnerit. Pioli ka përpara një armë të rëndësishme për të shfrytëzuar. Ai është një sulmues i kompletuar, i pajtueshëm me parimet e tij të lojës, i cili vjen në Serie A gati për t’i dhënë menjëherë dorën kauzës së kuqezinjve. Ashtu si Zhiru në 2021-2022. Origi ka përvojë të nivelit të lartë në kampionatin anglez, gjerman, francez dhe në Champions ku ka shënuar gola të rëndësishëm për Liverpulin. Statistikisht ai premton të shënojë po aq për kuqezinjtë. Belgu mund të luajë ose si pykë, ose si mbështetje për një sulmues tjetër. Me pak fjalë, Origi ngroh motorët dhe, jemi të sigurt, do të tregojë disa gjëra të bukura.

Arena e Lajmit


Synon formacionin kuqezi, një nga blerjet e verës bën me “dhimbje koke” Piolin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook