I pajisur me kapuç, doreza e elektrik dore, arrestohet në Greqi 50-vjeçari shqiptar që grabiti 9 makina brenda 4 muajsh

Policia

Një burrë nga Shqipëria është arrestuar së fundmi nga autoritetet greke në zonën e Agios Nikolaos, pasi dyshohet se është përgjegjës për disa vjedhje në disa automjete të zonës.

Sipas mediave helene bëhet fjalë për një 50-vjeçar që ka kryer 9 grabitje në zonë në një hark kohor prej 4 muajsh, duke nisur nga 24 tetori i vitit të kaluar.

Gjatë grabitjeve mësohet se 50-vjeçari ka marrë para, bizhuteri dhe sende të tjera që ka gjetur brenda makinave, të cilat po ashtu i ka dëmtuar gjatë vjedhjeve.

Sakaq, ai u vu në pranga nga policia vendase të cilët po ashtu zbuluan mjetet e tij të vjedhjes, ku përfshihen një kapuç, doreza dhe një elektrik dore.

I pajisur me kapuç, doreza e elektrik dore, arrestohet në Greqi 50-vjeçari shqiptar që grabiti 9 makina brenda 4 muajsh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook