Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari tregon prapaskenat: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Screenshot 12

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar prapaskenat nga aksioni i SPAK ditën e sotme, qe çoi ne arrestimin e 18 personave. Ai tha se bosët e krimit në Shqipëri kanë informator në polici dhe prokurori.

“Prej plumbit që u qëllua Dumani erdhi edhe e gjithë kjo që ka ndodhur mbrapa. Dy ditë më parë gjykata ka firmosur urdhër arrestet. Dje ka firmosur kontrollet e banesave. Sot kemi nga 32 urdhër arreste kemi 9 urdhër arreste janë ekzekutuara, 9 ishin në burg dhe pjesa tjetër 14 nuk janë kapur. Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët. Ata që ne i quajmë bosët e krimit në Shqipëri, më tepër ata e drejtojnë biznesin e tyre në portet e Evropës. Por më rezulton se disa ata janë në territorin e Shqipërisë. Këto persona duhet të merren nën vëzhgim nga policia. Janë personazhe me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe prokurori. Ata kanë pasur me rroga mujore punonjës të policisë, shefa krimesh. Ata janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre. Policia kreu kontrolle në 28 banesa”,-tha Hoxha për emisionin ‘Opinion’.

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari tregon prapaskenat: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook