Plagosi me thikë ish-gruan, 16 vite burg shqiptarit në Itali, ‘shpërthen’ në lot në gjykatë: Për një çast humba gjithçka

Armi Tentato Omicidio A Sulmona

Është dënuar me 16 vite burg një 53-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për plagosje të ish-gruas së tij. Ngjarja ndodhi në Sulmona të Italisë në vitin 2021. Mes lotësh Hysen Aliko, priti dënimin në gjykatë.

“Kërkoj falje për dhimbjen që u kam shkaktuar të gjithë familjarëve. Nuk e di se çfarë më ndodhi atë natë. Në një çast humba gjithçka: familjen, dashurinë për të dashurit e mi dhe lirinë”. Ndërkohë, shqiptari është dënuar dhe me një gjobë prej 50 mijë eurosh, ndërsa në sallën ishte ish-bashkëshortja e tij.

Shqiptari është arrestuar me akuzën e vrasjes në tentativë, lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje. Në aktakuzë, prokurori Stefano Iafolla ka ripërsëritur të gjithë historinë duke filluar nga ditët para krimit të përgjakshëm të 2021-shit, kur ai kishte kërcënuar vazhdimisht si gruan, ashtu edhe djalin e tij që kishte ndërhyrë për të shuar sherrin.

Çifti ishte në proces ndarjeje dhe i pandehuri jetonte në një shtëpi tjetër. 40-vjeçarja ishte duke u kthyer në shtëpi ku u sulmua nga i shqiptari. Ai e goditi atë dy herë, njëra prej të cilave e kapi atë në pjesën e barkut. Ishin britmat e gruas ato që tërhoqën vëmendjen e qytetarëve që lajmëruan më pas edhe policinë dhe më pas u arrestua agresori.

Arena e Lajmit

Plagosi me thikë ish-gruan, 16 vite burg shqiptarit në Itali, ‘shpërthen’ në lot në gjykatë: Për një çast humba gjithçka

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook