Roamel ka fituar për të dytën herë radhazi trofeun e FSHF Sunday League, në edicionin e tretë të kampionatit 9×9, falë 11-metërshave, ndaj skuadrës së Dajtit, teksa penalltia vendimtare u realizua nga zv.trajneri i Tiranës, Kristi Vangjeli. Koha e rregullt përfundoi në barazim 0-0.
Kampionët e Roamel drejtohen nga trajneri Akil Jakupi, teksa në përbërje ka emra të rëndësishëm, si Sheta, Çaushaj, Vangjeli, etj.
Formacionet:
Dajti: Baholli, Kukeli, Hajdari, Skaci, Shehu, Babaj, Dajti, Mahmutaj, Qefalia. (U aktivizuan: Allushi, Teodori, Murja, Lala). Trajner: Algert Hurdha
Roamel: Xhaferri, Kristo, Sheta, Mila, Januzi, Caushaj, Guza, Vangjeli, Lama. (U aktivizuan: Jakupi, Bengu). Trajner: Akil Jakupi