“Prodhimet shqiptare në rrezik!”, deputeti i PD: Përpunuesit e qumështit, mishit dhe prodhuesit e birrës në vështirësi, pasojë e politikave të gabuara të qeverisë

Dashnor Sula

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka ngritur alarmin për rrezikun që i kanose prodhimeve shqiptare.

Sula shkruan se përpunuesit e qumështit, përpunuesit e mishit, prodhuesit e birrës, të gjithë kanë shfaqur shenja vështirësie në rritje vitin e fundit. Kjo, për disa arsye që lidhen drejtpërdrejt me politikat e qeverisë.

Sipas tij, duke mos mjaftuar dy faktorët që e mësipërm që janë pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të gabuara të qeverisë, në vitin 2023 qeveria jonë synon t’i godasë edhe më shumë prodhuesit vendas pasi parashikon të rrisë kostot e prodhuesve me taksa, me rritje të akcizës etj. Jo vetëm kaq, por parashikon t’u vendosë atyre edhe super gjoba.

POSTIMI I PLOTË
Prodhimet shqiptare në rrezik!
📍Në raportin e fundit të 200 kompanive më të mëdha konstatohet një problem shumë shqetësues. Industria e prodhimit dhe përpunimit është në rrezik real. Përpunuesit e qumështit, përpunuesit e mishit, prodhuesit e birrës, të gjithë kanë shfaqur shenja vështirësie në rritje vitin e fundit. Kjo, për disa arsye që lidhen drejtpërdrejt me politikat e qeverisë.
📍Në Shqipëri numri i fermave po vjen gjithnjë e në ulje. Çuditërisht një vend me shumë potencial si Shqipëria nuk po mbarështon më lopë e dele. Kjo ka bërë që përpunuesit e qumështit dhe mishit të kenë mungesë të produktit të parë. Nevoja për t’i importuar i ekspozon ata përball rrezikut të madh të rritjes së kostove.
📍Forca punëtore është një tjetër arsye që ka vendosur në vështirësi prodhimin vendas. Të rinjtë e të rejat që janë mosha më vitale për të punuar dhe që janë të kualifikuar po vazhdojnë të ikin në mënyrë masive. Ndonëse raporti i atyre që ikin është në disbalancë të madhe me ata që kthehen në Shqipëri, qeveria jonë nuk po bën përpjekjen më të vogël për të inkurajuar të ardhmen e vendit, pra të rinjtë që të qëndrojnë këtu, por e konsideron si një proces normal.
📍Duke mos mjaftuar dy faktorët që e mësipërm që janë pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të gabuara të qeverisë, në vitin 2023 qeveria jonë synon t’i godasë edhe më shumë prodhuesit vendas. Parashikon të rrisë kostot e prodhuesve me taksa, me rritje të akcizës etj. Jo vetëm kaq, por parashikon t’u vendosë atyre edhe super gjoba.
🔴Këto janë politika armiqësore që dëmtojnë prodhimin vendas. Dëmtojnë një nga sektorët që gjeneron shumë vende pune dhe të mirëpaguara.
📍Ndryshe nga shumë vende të Evropës por edhe të rajonit, ne e kemi fokusuar aktivitetin ekonomik, te ndërtimi i pallateve. Sipas ekspertëve të ekonomisë, ndërtimi nuk konsiderohet si një sektor strategjik. Sepse përveçse një periudhe të shkurtër që do ketë disa të ardhura, më pas pallatet s’do gjenerojnë më të ardhura por vetëm kosto për mirëmbajtje. Industria e prodhimit, turizmi apo edhe bujqësia bëjnë të kundërtën e sektorit të ndërtimit.
📍Por tashmë nuk ka të madhe e të vogël se përse në Shqipëri hapen gropa çdo ditë për ndërtimin e kullave. Siç e ka thënë edhe MoneyVal apo organizatat e tjera, në Shqipëri po lulëzon pastrimi i parave.

“Prodhimet shqiptare në rrezik!”, deputeti i PD: Përpunuesit e qumështit, mishit dhe prodhuesit e birrës në vështirësi, pasojë e politikave të gabuara të qeverisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook