Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me shembjen me tritol të një hoteli në Sarandë dy net më parë.
E ftuar në studio, gazetarja Glidona Daci ka deklaruar se kjo ngjarje mund të konsiderohet si dështim i sistemit të drejtësisë ku për 21 vite në proces gjyqësor nuk i është dhënë një vendim përfundimtar konfliktit mes bashkëpronarëve.
“Shpërthimi ndodhi në 05:15 minuta. 35 sekonda më vonë aty kalon një automjet. 30 sekonda më parë të kalonte aty do kishim një tragjedi. makina ngadalëson shikon ç’po ndodh dhe më pas largohet.
Ky është një mosfunksionim i drejtësisë. 20 vite proces gjyqësor që bashkëpronarët nuk kanë gjetur drejtësi”, tha ajo.
Ndërkohë gazetarja Klodianna Lala ka marrë një informacion live në studio, që bën me dije se grupi hetimor ka arritur të zbulojë targën e një makine që ka kaluar në atë zonë 40 sekonda pas shpërthimit, makina nga e cila dyshohet se është bërë edhe telekomandimi i eksplozivit.
Ajo shtoi se grupi hetimor mendon se shpërthimi është një punë në grup dhe është kryer nga disa persona.
“Ekspertët kanë përcaktuar se shpërthimi ka qenë me telekomandë. Autorët patën qëllim shkatërrimin e plotë të ndërtesës. Nëse do ishte një sinjalizim apo një mllef, nuk kishte nevojë për një sasi kaq të madh eksplozivi
Ndërkohë një burim më thotë tani live se grupi hetimor ka arritur të identifikojë një targë që tashmë është në hetim, që thuhet që kaloi rreth 40 sekonda më pas, një tjetër automjet pra, nga ku mendohet se është krye telekomandimi. Dyshohet se është kryer nga një grup personash.
Ka dy mënyra, përmes shpimit apo lidhjes në kolona e cila ka nevojë për vakum ose ndryshe lënda eksplozive nuk jep efektin e dëshiruar. Kjo tregon që ai që ka vënë eksplozivin ka njohuri të mira”, ka deklaruar ajo.
Arena e Lajmit