Nëse Rafa Leao të shtrëngon dorën, atëherë gjithçka po shkon mirë. Në fakt, Sharl de Ketelare këtë skenë e ka nxjerrë në një postim në “Instagram”. Le t’i marrim gjërat me rend: shtrëngimi i duarve në fjalë është një emocion që sulmuesi portugez ka përdorur për të shoqëruar një foto stërvitore të tij së bashku me xhevahirin belg.
Një lojë mes djemsh, siç janë Leao dhe De Ketelare, të cilët megjithatë nënvizojnë klimën pozitive që rrethon javët e para të punës së fantazistit me kuqezinjtë. Mirëkuptimi me shokët e skuadrës, veçanërisht me ata më të talentuarit që flasin të njëjtën gjuhë si Sharli, rritet nga stërvitja në stërvitje. Duke qëndruar te Leao, minutat e përbashkëta kundër Udinezes janë premisa e një raporti, që do ta shohim shumë shpesh gjatë gjithë sezonit. Teksa presim, biondi me 90-shen mbi supe përgatitet për debutimin e tij që nga minuta e parë.
SË SHPEJTI, TITULLAR – Mbase nuk do të ndodhë që të dielën në Bergamo, sepse Brahim Diaz e nisi mirë dhe Pioli do të përfitojë nga shkëlqimi i spanjollit për ta lejuar belgun të ngrihet në aspektin e formës, por debutimi si titullar vetëm sa shtyhet. CDK pritet si pjesë e formacionit titullar në qendër të zonës krijuese të Milanit shumë shpejt, ndoshta më 27 gusht, kur kuqezinjtë do të kthehen në “San Siro” për të pritur Bolonjën.
Sfida me Atalantën do t’i ofrojë Piolit mundësinë për t’i dhënë më shumë minuta De Ketelares, gjithashtu për t’i dhënë vazhdimësi debutimit të mirë të së shtunës së kaluar. Përfshirja e belgut do të vazhdojë gradualisht, por synimi është të rritet në mënyrë progresive koha e lojës, madje edhe në ndeshje sfiduese si ajo ndaj Atalantës.
Në mesin e fushës do të rikthehet Tonali, i cili dje ka zhvilluar një pjesë të stërvitjes në grup , megjithatë pjesëmarrës në ndeshjen kontrollit. Mes Leaos dhe de Ketelares mirëkuptimi rritet dhe Pioli vijon sikur të kishte planifikuar gjithçka dhe sidomos me optimizëm në funksion të së dielës.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit