PSG nuk njeh kufi me shpenzimet, UEFA bëhet gati të ndëshkojë parisienët

PSG do të marrë një ndëshkim nga UEFA për thyerje të vazhdueshme të rregullave financiare sa i përket bilanceve të shëndosha që duhe të kenë klubet të cilat marrin pjesë në kompeticionet ndërkombëtare. Mediat franceze kanë mësuar se si parisienët, ashtu edhe Olimpik Marseja, janë në listën e zezë të organizatës ndërkombëtare e cila nuk do t’i falë këtë radhë.

al khelaifi

UEFA, edhe pse i ka dhënë fund Fair Play Financiar, deri në aplikimin e rregullores së re përdor të njëjtat rregulla dhe kështu ka konstatuar se në tre vitet e fundit deficiti i PSG-së kalon 30 milionë eurot, me humbjet që janë në rritje të vazhdueshme. UEFA ka vendosur që t’u vendosë parisienëve sanksione ekonomike dhe ka kërkuar një plan për të përmirësuar situatën financiare.

Masat sportive si përjashtimi nga aktivitetet ndërkombëtare për një sezon apo më shumë do të vijnë vetëm nëse nuk plotësohen etapat e parashikuara në një marrëveshje të mundshme. Megjithatë, ”L’Equipe” bën të ditur se PSG kundërshton analizën që i ka bërë UEFA dhe ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asnjë lloj sanksioni, e aq më pak nuk do të firmosë akorde, pasi është i ndërgjegjshëm se ata do të kufizonin mundësitë për të bërë ndërhyrje në merkato, të cilat për klubin në fjalë kanë qenë të palimituara. Java e ardhshme do të jetë ajo e afatit të fundit për të negociuar me UEFA-n para se kjo e fundit të marrë vendimin për parisienët dhe marsejezët.

Arena e Lajmit


PSG nuk njeh kufi me shpenzimet, UEFA bëhet gati të ndëshkojë parisienët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook