Një banesë tek komuniteti egjiptian në Shkodër është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Si pasojë e flakëve është djegur dhe ka ndërruar jetë 60-vjeçari, Kapllan Nasufi, që ndodhej brenda banesës.
Viktima punonte me kompaninë për pastrimin e qytetit të Shkodrës.
Po si pasojë e zjarrit ka pësuar dëmtime të shumta shtetasja S. K. 59 vjeçe, e cila po dërgohet në Spitalin e Traumës në Tiranë
Ndërkohë zjarrëfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po luftojnë për shuarjen e flakëve.
Efektivët e Zjarrëfikëses dhe policisë kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, por ka qenë e pamundur për të shpëtuar 60-vjeçarin.
Arsyet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.