Butrinti surprizon me trajnerin e ri, rikthen një ish në drejtimin e skuadrës

Riorganizohet Butrinti! Pas rënies në Kategorinë e Dytë, skuadra sarandiote, duket se ka nisur një cikët të ri, teksa ditën e sotme skuadra i është besuar trajnerin Odisea Çipa.

FB_IMG_1602947903303-540x445

Ish-futbollisti sarandiot, rikthehet kështu në pankinën e Butrintit, teksa e ka drejtuar edhe më herët këtë skuadër, shumë vite më parë.

Largimet nga skuadra sarandiote kanë qenë të shumta, teksa teknikut të ri i duhet shumë punë, për të formuar një grup dinjitoz. Vlen të theksohet fakti se Kategoria e Dytë këtë sezon do të startojë më datën 1 tetor.

Për sa i përket Butrinti, klubi sarandiot, doli disa herë në ankand nga Bashkia, por askush nuk shprehu interes për ta blerë klubin, me gjithë se vlera zbriti në 90 milionë të vjetra.

Arena e Lajmit


Butrinti surprizon me trajnerin e ri, rikthen një ish në drejtimin e skuadrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook