Carol Dias dhe ish-futbollisti Kaká kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë. Çifti janë bërë prindër të një vajze, Sarah, të hënën.
Çifti kanë edhe një vajzë, Ester, e cila mbushi dy vjeç tetorin e kaluar.
Ishte nëna e ish-futbollistit që njoftoi ardhjen në jetë të foshnjës. Simone Leite shkroi në profilin e saj në Instagram: “Po, ka ardhur në jetë! Për ata që po dërgojnë mesazhe duke kërkuar foto të vogëlushes, qetësohuni se do t’i postojmë së shpejti.”
Modelja mbeti shtatzënë me Sarah disa muaj pasi pësoi një abort.
Kaká ka edhe dy fëmijë Luca, 14 vjeç dhe Isabella, 11 vjeç, nga martesa e tij me Carol Celico.