Pas ceremonisë luksoze, zbulohen unazat prej diamanti të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker (Foto)

Pas ceremonisë luksoze, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë duke shijuar ditët e tyre më të mira me njëri-tjetrin.

Çifti, i cili u martua gjatë fundjavës në një festë madhështore disa-ditore në Portofino, Itali, shkëmbyen unazat e martesës me diamant Lorraine Schëartz në ditën e tyre të madhe, siç konfirmohet nga “People”.

Paparacët kanë mundur të fotografojnë çiftin ndërsa pushonin në një jaht pas dasmës, teksa ylli i “The Kardashians” kishte në dorë unazën e saj të martesës me një gur të madh prej diamanti ndërsa unaza e Travis dukej fine e rrethuar me diamante më të vegjël.

46- vjeçari, ka shkuar tek një ndër argjendaritë më të famshme për unazën mahnitëse të fejesës për partneren e tij të cilën ekspertët e gurëve të çmuar thanë se Page Six Style vlen rreth 1 milion dollarë .

“Është një gur diamanti pa të meta, i prerë bukur,”  tha Schwartz për People për krijimin e prerjes ovale në atë kohë.

“Kam punuar me Travisin dhe ai ishte një pjesë vërtet e madhe e saj,” tha ajo. “Ai ishte vërtet praktik në të gjithë krijimin e tij. Është e mrekullueshme dhe ata janë të lumtur.”

Barker i dhuroi Kardashian unazën gjatë propozimit të tij buzë plazhit në hotelin Rosewood Miramar Beach në Montecito, Kaliforni, në tetor 2021.

Siç zbuloi kohët e fundit themeluesja e Poosh në “The Kardashians” të Hulu, ajo shkeli dhe theu papritur unazën e fejesës, duke e quajtur atë “ndoshta një nga gjërat më të këqija që ka bërë ndonjëherë në gjithë jetën e saj” dhe shtoi, ” Po qaja në mënyrë histerike për orë të tëra.”

Pas ceremonisë luksoze, zbulohen unazat prej diamanti të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker (Foto)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook