“Kristjani i zoti, luan si lojtar me përvojë”/ Lele Adani i thur elozhe mesfushorit shqiptar

Lele Adani, ish-lojtar i njohur i Interit, në një prononcim të dhënë për të famshmen “Gazzetta dello Sport” ka dhënë mendimet e tij për Kristjan Asllanin, të cilin e vlerësoi duke thënë se e kupton mirë lojën, edhe pse relativisht ka pak përvojë.

adani asllani

Për shqiptarin ka shumë pritshmëri këtë sezon duke marrë parasysh që ai vjen në Inter si opsion rezervë i Marselo Brozoviçit në mesfushë, një lojtar që është jetik për mënyrën se si zikaltrit duan të luajnë. Pozicioni i kroatit nuk është një rol që shumë lojtarë të rinj e gjejnë menjëherë veten, e megjithatë klubi ka besuar tek Asllani.

“Ai përdoret shpesh përpara mbrojtjes, është i zoti dhe i sigurt në fazën e parë të lojës dhe të daljes nga porta, ai i gjen bukur korsitë e kalimit për të nxjerrë topin. Pikërisht për këtë shkak, kuptimit të kohës dhe hapësirës, ai është i adaptueshëm për të gjitha rolet në mesfushë. Është i zoti në lojën me zona të ngushta, ai gjithmonë duket se luan me pjekurinë e një lojtari më me përvojë, që tashmë ka një sens më të madh krijimtarie në fushë”, përfundoi Lele Adani për Asllanin.

Arena e Lajmit


“Kristjani i zoti, luan si lojtar me përvojë”/ Lele Adani i thur elozhe mesfushorit shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook