“Garë e vështirë”, kapiteni Ribaj llogarit 2 fitore që në start: Më vjen inat që nuk po gjejmë dot gola

Flamurtari u njoh me kalendarin e Kategorisë së Parë. Shorti i favorizon me dy ndeshje shtëpiake, e megjithatë në Vlorë nuk e marrin lehtë.

ANDI RIBAJ

Andi Ribaj llogarit 6 pikë me Luzin dhe Korabin, por në të njëjtën kohë paralajmëron se duhet superpërqendrim. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, kapiteni ndalet edhe te ngërçi që po kalon sulmi. Ne 4 ndeshje miqësore janë shënuar vetëm 6 gola dhe kjo po kthehet në shqetësim edhe për vetë lojtarët.

Ribaj, jeni njohur tashmë me shortin, keni një koment?

Mësuam kundërshtaret dhe tani e kemi pak më të thjeshtë që të bëjmë llogaritë. E dimë se çfarë na pret në javë të parë.

Shorti duket i favorshëm në 180 minutat e para, prisni Luzin dhe Korabin në shtëpi?

Është një gjë shumë e mirë që do të kemi dy ndeshje në shtëpi. Por, duhet të kemi superpërqendrim. Duhet të jemi të karikuar për ta filluar mbarë këtë kampionat.

A ka kundërshtarë të lehtë kjo kategori?

Në këtë kategori nuk ka kundërshtarë të lehtë. Është një kampionat shumë i fortë. Kështu që duhet vlerësim dhe përqendrim maksimal.

Ndeshja e parë me Luzin. E njihni si ekip, pasi jeni ndeshur edhe në miqësore?

Po, patjetër. Luajtëm ndeshjen e fundit miqësore. Luzi kishte një ekip që vraponte shumë dhe bënte futboll. Ne duam ta fillojmë sa më mbarë këtë kampionat.

Me Skënderbeun dhe Dinamon do të luani jashtë ndeshjet e para. Keni një koment?

Skënderbeu dhe Dinamo janë ekipe shumë të forta. Ata kanë traditë në futbollin shqiptar. Ne kemi respekt, por nuk na intereson shumë pjesa luhet brenda apo jashtë. Kudo qoftë, do të futemi në fushë për fitore.

Skuadra po prodhon, por mungojnë golat në miqësore. Ju shqetëson kjo gjë?

Po, na shqetëson të gjithëve dhe mbi të gjitha mua që jam sulmues. Më vjen shumë inat, sepse ekipi vrapon shumë për ta çuar topin deri në zonë. Por ne do të stërvitemi shumë, që ta rregullojmë këtë gjë.

– Arena e Lajmit


“Garë e vështirë”, kapiteni Ribaj llogarit 2 fitore që në start: Më vjen inat që nuk po gjejmë dot gola

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook