Di Maria, i mahnitur nga Juvja/ Përflitet për rinovim pas 90 minutave

Angel Di Maria vonoi deri aty sa u duk sikur firma do të dështonte, por tani jo vetëm që argjentinasi ka nënshkruar, debutuar dhe madje shënoi edhe golin e parë kundër Sasuolos, për tri pikët e para në kampionat, por 34- vjeçari duket se sa më shumë që kalojnë ditët dhe aq më tepër dashurohet me Juventusin. Dhe pse jo, që tani kanë nisur që të përflitet se ekziston mundësia për të rinovuar edhe me një vit kontratën, e cila skadon 30 qershorin e ardhshëm.

Di Maria Juventus

Ajo që përforcon këtë thashethem të fundit është edhe fakti që ndonëse kanë kaluar mjaft ditën nga sfida me Sasuolon, Angel Di Maria, edhe dje ka postuar foton e festimit të golit të tij të parë bardhezi, e shtyrë kjo edhe nga një furtunë me mesazhe mbështetëse, pas dëmtimit të pësuar, nga ana e tifozëve të “Zonjës së Vjetër”. “Sa bukur është kur të bëjnë të ndihesh si në shtëpi.

Forca Juventus gjithmonë dhe do të rikthehem shumë shpejt”, ishte përgjigja e postuar nga Angel Di Maria, për mesazhet e shumta të marra. Ndërkohë, i kontaktuar nga argjentinasja “Ole”, numri 22 bardhezi ka konfirmuar shkurtimisht gjithçka ka shprehur në rrjetet sociale.

“Nuk e prisja, kjo është e vërteta. Këtu jo vetëm më kanë pritur në mënyrë perfektë që ditën e parë, por ndërkohë kam shumë persona përreth meje nga ana e klubit, të cilët bëjnë që të mos më mungojë asgjë dhe diçka nuk ndodh kudo. Përkundrazi, është e pabesueshme gjithashtu edhe fakti sesi tifozët më kanë pritur dhe mbështetur çdo ditë, pasi kaq shumë mesazhe urimi nuk kisha marrë kurrë në jetë.

Prandaj, shpresoj që të rikthehem sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të ndihmoj ekipin për të arritur objektivat tonë të rëndësishëm sivjet. Shpresoj që edhe ndaj Sampdorias (sfida e radhës) skuadra të fitojë dhe të tregojë të njëjtin shpirt si ndaj Sasuolos. Vamos Juve!”, deklaroi Di Maria. Lidhur me dëmtimin e pësuar në muskulin e gjatë të brendshëm të kofshës së djathtë, Angel do të ketë një tjetër konsultë të hënën ose të martën e ardhshme, për të kuptuar më konkretisht kohët e riaftësimit, të cilat mund të shkojnë deri në 20-30 ditë.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – Arena e Lajmit


Di Maria, i mahnitur nga Juvja/ Përflitet për rinovim pas 90 minutave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook