Java e 32-të e Superiores/ Zbuloni formacionin më të mirë dhe më të dobët sipas “Panorama Sport”

Në javën e 32-të u shënuan 9 gola, ku dy sulmues të huaj, Zhunior dhe Guindo, realizuan nga dy. Kastrioti, Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia ishin skuadrat që nuk arritën të shënojnë në javën e 32-të.

KATEGORIA-SUPERIORE logo

Ja formacioni më i mirë dhe më i dobët i javës së 32-të sipas “Panorama Sport”:

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Panorama Sport (@panoramasport.official)

TRAJNERI MË I MIRË

DRITAN MEHMETI –  Partizani ka zhvilluar një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni, ku të kuqtë treguan forcën dhe dominuan në Kukës, duke u shkaktuar verilindorëve edhe humbjen e parë në stadiumin e ri. Një triumf me vlera për “demat” në luftën për Europë, ku tani e kanë vetë në dorë. Nisur nga dominimi dhe vlera që pati fitorja, i bie që Dritan Mehmeti të jetë i përzgjedhuri i rubrikës, si trajneri më i mirë i javës së 32-të në Kategorinë Superiore.

Formacioni me i dobet

TRAJNERI MË I DOBËT

ZEKIRIJA RAMADANI-  Egnatia ka pësuar humbjen e dytë radhazi, ku kësaj radhe u mund në shtëpi nga Laçi. Rrogozhinasit krijuan volum loje, por gabuan në finalizim dhe lanë hapësira në mbrojtje. Nisur nga ecuria negative në 180 minutat e fundit dhe shpërdorimi i mundësive, i bie që Zekirija Ramadani të përzgjidhet si trajneri më i dobët i javës. Fare mirë në këtë pozicion mund të ishte edhe trajneri Longo i Kukësit, pasi humbën betejën për Europën

Arena e Lajmit


Java e 32-të e Superiores/ Zbuloni formacionin më të mirë dhe më të dobët sipas “Panorama Sport”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook