VIDEO/ Festa e 28 nëntorit, Kryegjyshi Botëror Haxhi Dedë Edmond Brahimaj viziton varrin e Sami Frashërit në Stamboll, vendos flamurin kombëtar

Capture

Me rastin e festës së ngritjes së flamurit tonë kombëtar në Vlorë më 28 nëntor 1912, Kryegjyshi Botëror Shenjtëria e tij Haxhi Dedë Edmond Brahimaj vizitoi dje vend prehjen në Stamboll të patriotit të madh të Rilindjes sonë kombëtare, njërit prej udhëheqësve kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, patriotit Sami Frashëri.

Kryegjyshi duke kujtuar luftën e patriotëve të mëdhenj të Rilindjes kombëtare për liri e pavarësi bëri një lutje për kombin dhe vendin tonë që shqiptarët të ecin në rrugën e të parëve tanë dhe të punojnë siç e deshën ata Shqipërinë.

Në fund të lutjes Kryegjyshi mbuloi dhe vendosi flamurin kombëtar në vendin e prehjes së këtij patrioti të madh të kombit tonë.

VIDEO/ Festa e 28 nëntorit, Kryegjyshi Botëror Haxhi Dedë Edmond Brahimaj viziton varrin e Sami Frashërit në Stamboll, vendos flamurin kombëtar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook