Los Anxheles Galaksi ka barazuar mbrëmjen e djeshme me rezultatin 3-3 ndaj Siatëll Saundërs, e vlefshme për javën e 26-të në MLS-në amerikane.
Ajo që ra më shumë në sy këtë ndeshje ishte supergoli i realizuar nga mesfushori i Los Anxheles Galaksi, Viktor Vazkez në minutën e 42′ pas një gjuajtje-kros nga një kënd i pamundur duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.
Ky gol i shënuar nga mesfushori 35-vjeçar spanjoll u bë menjëherë virale në rrjet për nga vetë mënyra e realizimit.
Vazkez përveç Los Anxheles Galaksi më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Barcelona, Barcelona B, Klab Bryzh, Kruz Azul, Toronto, Al-Arabi, Umm-Salai dhe Eupen.
– Arena e Lajmit