Sulmi në uzinën e Gramshit/ E arrestuar për spiunazh, shtyhet seanca për ekstradimin e 33-vjeçares ruse

Svetlana Timofeeva

Shtyhet seanca gjyqësore e zhvilluar për lejimin e ekstradimin e 33-vjeçares ruse Svetlana Timofeeva.

Mësohet se gjyqi shtyhet për në datën 03:03:2023 në 09:30 për shkak se mungonin avokatët e ruses!

Timofeeva u arrestua rreth 3 muaj më parë në vendin tonë nën akuzën e spiunazhit, pas sulmit të ndodhur në uzinën e Gramshit.

Kujtojmë se dy shtetas rusë dhe një ukrainas, pasi sulmuan rojet e uzinës së armëve në Gramsh, tentuan të hyjnë brenda perimetrit të ndaluar.

Mikhail Zorin, 24-vjeç,  bashkë me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç  akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Arena e Lajmit

Sulmi në uzinën e Gramshit/ E arrestuar për spiunazh, shtyhet seanca për ekstradimin e 33-vjeçares ruse

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook