“Femrat të qëndrojnë në shtëpi dhe…”/ Instagram e Facebook, mbyllin llogaritë e ish-kikboksierit dhe mbështetësit të Trampit: Përdor gjuhë seksiste!

Instagram dhe Facebook i kanë mbyllur llogarinë në rrjetet sociale, ish-kikbosierit dhe influencerit Andrew Tate për shkak se ai ka shkelur politikat me postimet e tij.

andrewtate

I vetëcilësuar si seksist dhe mizogjenist, Andrew Tate ka shkelur një sërë politikash të platformave sociale që kanë të bëjnë me gjuhën e përdorur.

Tate është cilësuar si kontrovers. Ai u bë fillimisht i njohur pasi mori pjesë në reality show-n Big Brother në Britani, ku u eleminua për shkak se u publikua një video ku ai rrihte një grua.

Që atëherë, ai ka marrë reagime për postimet e tij nëpër mediat sociale, të cilat organizatat kundër abuzimit në familje i kanë quajtur “mizogjini ekstreme”. Ai deklaroi në Twitter në vitin 2017 se gratë duhet të qëndrojnë vetëm në shtëpi dhe duhet të jenë pronë të burrave.

Në podcast-et që publikonte në rrjete sociale, Tate madje fajësonte dhe viktimat që binin pre e përdhunimeve. Sipas tij, ato duhet të mbajnë përgjegjësi që kanë rënë pre e sulmeve.

Këto deklarata sollën reagimin e parë nga Twitter, e cila vendosi t’i mbyllë llogarinë ish-kikboksierit.

Ndërsa në një video në Youtube, ai shprehej hapur që ishte një seksist dhe mizogjen.

“Unë jam realist, dhe kur je realist je seksist” – shprehej tate.

Tate gjithashtu është një mbështetës i “flaktë” i Donald Trump, ku në shumë prej podcast-eve që bënte, shprehte pikëpamjet e tij të krahut të djathtë.

TikTok gjithashtu ka mbyllur llogarinë zyrtare të Tate në platformën e tyre dhe po punon për të hequr përmbajtjen e lidhur me të që shkel politikat. Videot që përdorin hashtags në lidhje me Tate janë parë më shumë se 12.7 miliardë herë.

Arena e Lajmit


“Femrat të qëndrojnë në shtëpi dhe…”/ Instagram e Facebook, mbyllin llogaritë e ish-kikboksierit dhe mbështetësit të Trampit: Përdor gjuhë seksiste!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook