Arçenjnxh Binstuka është futbollisti i ri i skuadrës së Drenicës.
Kongolezi 19-vjeçar është transferuar te skuadra e Superligës së Kosovës në formulën e huazimit të thjeshtë 1-vjeçar.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Drenicës me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social në “Facebook” ku i urojnë mirëseardhjen sulmuesit.
KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË DRENICËS –
“Klubi Futbollistik ‘Drenica’ me kenaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin, Archange Dieudonne Bintsouka Koxy, i cili është transferuar në FC Drenica nga klubi mik, FK Partizani (Tiranë) në formë huazimi për 1 vit. 🦅❤️🖤”
– Arena e Lajmit