“Kam organikë të pasur, por na duhet ende një mbrojtës”, Inzagi: Sulmi i Interit super, zëvendësimet do të jenë…

Interi do të debutojë sot në mbrëmje në “San Siro”, aty ku do të presë Specian për ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Serisë A. Simone Inzagi i është rikthyer ditën e djeshme ritualit të sezonit të shkuar duke mos pranuar të dalë në konferencën e zakonshme për shtyp përpara gazetarëve, por duke u shprehur mbi sfidën vetëm për kanalin e klubit.

inzagi

Në ç’gjendje e keni parë skuadrën?

Djemtë kanë punuar mirë dhe fort. Çdo ditë e më shumëpo i afrohen formës maksimale. Kemi rikuperuar D’Ambrozion që është shumë i rëndësishëm për ne dhe tani do të duhet tëmos ndalemi me përgatitjet.

Është parë se keni në dispozicion shumë mundësi zgjedhjeje për formacionin dhe skuadra përshtatet. Është kjo arma juaj për sezonin?

Është e domosdoshme dhe e nevojshme për ne që të kemi kaq shumë zgjidhje në dispozicion. Të shtunën e kaluar ndaj Leçes e mbyllëm me 4 sulmues dhe kjo është diçka e re. Kam fatin të kem lojtarë të shkëlqyer në këtë repart, por nevoja për një mbrojtës vazhdon, pasi edhe pse e dimë që ndeshja nis me 11 titullarët, nuk janë të pakta herët kur vendimtarë rezultojnë të jenë 5 lojtarët që hyjnë nga pankina.

Nuk ka pasur asnjë barazim në javën e parë të kampionatit…

Ishte sinjali i parë se ka për të qenë një sezon i luftuar, më saktë ishte një konfirmim që të gjitha skuadrat do të luajnë për të fituar. Kishte disa ndeshje, jo vetëm jona, që u vendosën në minutat shtesë.

Nesër (sot) do të jetë ndeshja juaj e parë në shtëpi ndaj Specias, që ka ndryshuar shumë.

Do të jetë një neshje e komplikuar. Specia është një skuadër e fortë dhe ka një organikë shumë të mirë. E kemiparë sa mirë është shfaqur si në kampionat, ashtuedhe në Kupë sezonin e shkuar, ku nuk i kanë munguar fitoret edhe kundër skuadrave të mëdha. Kanë një trajner të shkëlqyer, shumë të përgatitur dhe lojtarë që është e vështirë t’i mbash nën kontroll.

Do të mund të ritakoni tifozët tuaj…

Do të jetë emocionuese, pasikemi një raport të shkëlqyer me tifozët, që është krijuar që në sezonin e shkuar. Na kanë ndjekur kudo edhe në ndeshjet në transfertë, e pamë këtë edhe ndaj Leçes, por nesër (sot) do të jetë shumë bukur të shohim një stadium plot.

Përgatiti: NISLI GJINI


“Kam organikë të pasur, por na duhet ende një mbrojtës”, Inzagi: Sulmi i Interit super, zëvendësimet do të jenë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook