Barcelona duket se ende nuk e ka mbyllur merkato, ku javët e mbetura do të jenë deçizive dhe për lojtarët që do të largohen. Lidhur me këtë temë ka folur edhe vetë trajneri i katalanasve Çavi Hernandez i cili ka përmendur në veçanti mbrojtësin holandez, Serxhinjo Dest për të cilin ka thënë se nuk është në planet e skuadrës.
“Ne donim të nënshkruanim me Aspilikuetën por nuk e arritëm marrëveshjen, tani të shohim për alternativat.
Dest? Ai e di situatën ku ndodhet, është jashtë planeve tona për sezonin e ardhshëm.”, u shpreh Çavi.
Arena e Lajmit