Ronaldinjo duket se është një tifoz personal i patriotit, Gabriel Zhezus, i cili këtë verë u transferua nga “qytetarët” e Mançester Sitit në drejtim të Arsenalit. Legjenda braziliane për “Mirror”, sulmoi Pep Guardiolës dhe drejtuesit e Sitit që nuk e trajtuan në mënyrën e merituar autorin e dy golave në dy ndeshje për Arsenalin:
“Kur Gabriel iu bashkua Mançester Sitit mendova se do të vazhdonte të ishte një nga lojtarët më të mirë në botë. Kur iu dha shansi, ai tregoi atë që ishte i aftë të bënte, por te Siti nuk iu dha kurrë dashuria që meritonte.
Gjithsesi, mendoj se diçka e tillë do t’i bëjë shumë mirë Zhezusit. Kjo, pasi duket qartë se kalimi te Arsenali e ka elektrizuar, por mbi të gjitha në këtë klub i kanë shprehur menjëherë dashuronë që ai ka nevojë për të luajtur futboll dhe nuk kam asnjë dyshim se ai do të konfirmohet një ndër më të mirë e Premier Ligës, por edhe të Europës në fund të këtij sezoni”, u shpreh Ronaldinjo.
Arena e Lajmit