“A do i japë Çelsi një shans Brojës?”, analiza e BBC bën sulmuesin shqiptar më të mirë se Lukakun

Lajmet e fundit të merkatos në futbollin britanik shohin Pierr-Emerik Aubamejang shumë pranë transferimit te Çelsi. Një mundësi e mirë për sulmuesin i cili ka shkëlqyer me Arsenalin, që të kthehet me një rol protagonisti në këtë kampionat, në një skuadër si ajo londineze që ka shumë ambicie.

broja

Por afrimi i tij do të sjellë shumë lëvizje sa u përket hierarkive në repartin e avancuar Çelsi dhe e ardhmja e Brojës nuk duket edhe aq e sigurt, pasi ai do të humbiste ndoshta minuta të rëndësishëm, portali i BBC i ka bërë një analizë situatës te Çelsi dhe një pjesë ia kushton pikërisht sulmuesit të përfaqësues shqiptare.

“A do t’i japë Çelsi një shans Brojës?

Çelsi aktualisht ka një sulmues në radhët e tij, por pyetja është a do t’i jepet mundësia?

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Broja, i cili ka lindur në Slou, ka qenë në kontratë në “Stamford Bridge” që nga viti 2009.

Në sezonin e kaluar ai kaloi në huazim te Sauthempton dhe shënoi 6 gola në Premier Ligë dhe 9 në të gjitha kompeticionet.

Vetëm Mejzon Maunt (11), Lukaku dhe Kai Havertz (8 secili) shënuan më shumë se 6 gola për Çelsin në edicionin e kaluar.

Gjithashtu, Broja mund t’i jepte Çelsit një opsion tërësisht të ndryshëm. Ai fitoi 88 duele ajrore në kampionat në sezonin e kaluar me Lukakun i cili ishte lojtari më i mirë mes sulmuesve të bluve me 51 të tillë.

Djaloshi gjithashtu kompletoi më shumë driblime, 88, sesa secili prej lojtarëve të avancuar të bluve.

Broja, faza përgatitore të cilit u ndërpre për shkak të një dëmtimi, ka qenë zëvendësuesi i Havertz në të dy ndeshjet e para të sezonit, fitoren 1-0 ndaj Everton dhe barazimin 2-2 me Totenhem.

Ish-mbrojtësi i Uest Hem, Apton, tha në “BBC Radio 5 Live”: “Ai ka atë sjelljen e të riut pa frikë dhe nëse do të përballojë trysninë e këtij niveli, ai mund të jetë përgjigja që kërkohet. Ai mund të kthehet në diçka speciale”.

Broja është përfolur si përforcim i Everton dhe Njukasëll, dhe kjo do ta linte klubin pa asnjë sulmues, megjithëse Tuhel thotë se pret që sulmuesi të qëndrojë”, shkruhet në artikullin e BBC.

Arena e Lajmit


“A do i japë Çelsi një shans Brojës?”, analiza e BBC bën sulmuesin shqiptar më të mirë se Lukakun

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook