Ahmetaj: Historia ‘do Zoti marrim pushtetin mbi fatkeqësitë’, nuk ndodh! Ja çfarë ka bërë qeveria për zgjidhjen e krizës

Screenshot 76

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit i është kundërpërgjigjur deputetes së PD-së, Jorida Tabaku sa i takon rritjes së çmimeve. Ahmetaj tha se të thuash se rritja e çmimeve është bërë për arsye të tregut të brendshëm, është e qëllimshme.

“Të thuash që çmimet janë rritur për arsye të tregut të brendshëm në mirëkuptim politik do e quaja të qëllimshme profesionalisht. Do e quaj s’dua ta përdor fjalën, do ishte e rëndë fjala, por po që quaj politikisht të qëllimshme”, tha Ahmetaj.

Zëvendëskryeministri tha se opozita i bën llogaritë mbrapsht.

“Çfarë janë të dyja ndërhyrjet që ka bërë qeveria me grupet për transparencën me çmimet? Çfarë mund të bëjë një qeveri, sa të ndërhyjë për transparencën. Për mua është efektive. Shihni nivelin e inflacionit, që reflekton rritjen e çmimeve proporcionale. Është e ardhur shtesë që vjen momentalisht nga rritja e çmimeve. Inflacioni rëndon, godet konsumin. Që do të thotë se shteti nuk bën dot biznes, është alfa e gjësë. Nëse ka dy lekë të ardhura më shumë, janë shpërndarë, psh kanë shkuar te energjia. I bëni llogaritë mbrapsht. Janë shpërndarë në paketën sociale, do shpërndahen prapë. Te energjia asnjë qytetar apo biznes nuk paguan më tepër. A e dini se së fundmi Spanja dhe Portugalia kanë kërkuar që të dalin nga rregullat bazë të unionit. Ja paguajmë çdo cent nga rritja e energjisë në botë dhe për shkak të luftës dhe evazionit në Ukrainë. Kemi rritje nga të ardhurat në dogana, që do të shkojnë për investimet publike dhe paketën sociale. Ne kemi ndërhyrë aty ku çmimet janë rritur, te shporta. Kemi ndihmuar e sektorë, u bënë tre herë, pa mendojeni, tërmeti po shkon mbi 1.1 miliardë injektimi. Kur inflacioni godet konsumin asnjë nga ju s’duhet të gëzohet për një spirale të mundshme negative ekonomike. Prapë ajo historia që do Zoti marrim pushtetin mbi fatkeqësitë? Nuk ndodh. Një qeveri mendon për sot dhe disa e disa vite.”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj: Historia ‘do Zoti marrim pushtetin mbi fatkeqësitë’, nuk ndodh! Ja çfarë ka bërë qeveria për zgjidhjen e krizës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook