Tentuan të kalojnë me dokumente të falsifikuara, arrestohen në Rinas 2 të rinjtë nga Turqia

Rinas (4)

Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara. Arrestohen në flagrancë 2 të rinj.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit:
K. K., 21 vjeç dhe S. C., 25 vjeç, të dy banues në Turqi.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasve K. K. dhe S. C., kanë dyshuar se këta shtetas nuk kishin paraqitur dokumentet e tyre të identifikimit. Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumentet që ata kishin paraqitur ishin të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tentuan të kalojnë me dokumente të falsifikuara, arrestohen në Rinas 2 të rinjtë nga Turqia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook