Mes kërkesave dhe ofertës kishte shumë hendek dhe zor se mbushej për 10 ditë. Në këto rrethana Milani ka hequr dorë nga përpjekjet për të afruar Abdu Dialonë. Senegalezi do të duhet të gjejë një zgjidhje tjetër për karrierën, teksa kuqezinjtë e kanë zgjidhjen gati.
Ai është Mateo Gabia, që do të mbetet te kampionët, pavarësisht dëshirës së Sampdorias për të pasur në gjirin e saj. Mbrojtësi i formuar në akademi mbetet alternativë e mirë, e për më tepër, i shërben klubit për listat e Champions-it ku duhet të figurojnë tre lojtarë të formuar në ekipet zinxhir (Kalabria, Pobega dhe Gabia), teksa nevojiten edhe tetë lojtarë të tjerë të formuar në klubet italiane që gjithashtu Milani i ka.
Kjo situatë, sidoqoftë nuk e përjashton mundësinë e afrimit të një qendërmbrojtësi. Mundësisht, që të jetë mëngjarash. Maldini do të punojë deri në ditën e fundit të merkatos për elementin e duhur,megjithëse edhe me Kjaerin prapavija mund të konsiderohet e kompletuar.
Arena e Lajmit