Ironia e Tabakut: S’jemi të gjithë profesorë anglishteje, por zgjohem e qetë se s’kam firmosur tendera

Screenshot 72

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka replikuar sërish me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, ndërsa nuk i ka kursyer ironitë, duke thënë se mund të mos marrin vesh nga shifrat, pasi nuk janë të gjithë mësues anglishteje.

“Mund të jem e paditur, se nuk jemi profesor anglishteje. Por zgjohem e qetë nga gjumi se nuk kam firmosur tendera për inceneratorët”, tha ajo.
Tabaku shënjestroi qeverinë duke thënë se masat e marra janë të pamjaftueshme, si dhe ngritja e Bordit për çmimet është një abuzim nga ana e qeverisë.

“Inflacioni në vend ka arritur ne thuajse 7%, gjë e cila ndihet më shumë tek më të varfrit. Nuk besoj se ka krenari të firmosësh marrëveshje që nuk sjellin investime e përfitime të huaja në vend. Borxhi sot i Prodhimit të Brendshëm Bruto ka arritur në 106%. Ne si parlament kemi detyrime. Në këtë situatë që ndodhemi ka vetëm një përgjegjës, shkurt-ditësia e kësaj qeverie. Masat e qeverise janë të pamjaftueshme dhe ngritja e bordit- abuzim nga ana e saj,” u shpreh Tabaku.

Ironia e Tabakut: S’jemi të gjithë profesorë anglishteje, por zgjohem e qetë se s’kam firmosur tendera

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook