Midtjilandi s’do ta shesë, kuqezinjtë e Milanit rrisin ofertën për talentin 20-vjeçar

Rafael Oniedika vijon të mbetet në radarët e Milanit si një përforcim i mundshëm për mesfushën, së cilës i janë shtuar elementë si Pobega dhe Jasin Adli, por asnjëri me karakteristikat e Kesit.

onye

Pikërisht 20-vjeçari i Midtjilandit duket se mund të jetë pasardhësi i afrikanit. Së fundmi, kuqezinjtë i kanë bërë klubit danez një ofertë prej 4 milionë eurosh, e cila është refuzuar me arsyetimin se bisedimet mund të hapen vetëm për dyfishin. Këtë qëllim e ka theksuar edhe Svend Graversen, që mbulon rolin e drejtorit sportiv të Midtjilandit.

“Do të dëshironim ta mbanim Oniedikën në skuadër për të paktënedhe një vit”, ka deklaruar ai, teksa fjalët e tij te kampionët e Italisë janë nënkuptuar si një ftesë për të rritur ofertën. Në këto kushte, sipas “Sportmediaset”, Milani mund të arrijë të ofrojë deri në 6 milionë euro për nigerianin, për afrimin e të cilit, sidoqoftë, dotë jetë vendimtare java e ardhshme që do të na orientojë drejt fundit të merkatos.

Arena e Lajmit


Midtjilandi s’do ta shesë, kuqezinjtë e Milanit rrisin ofertën për talentin 20-vjeçar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook