“Sapo ka mbaruar së piri qumështin”, trajneri i Empolit i thur elozhe Asllanit pas golit ndaj Interit: Lëreni të jetojë me…

Talenti i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, shënoi një gol special ndaj Interit, i cili ishte i pari për të në Serinë A. Edhe pse vetëm 20-vjeç, mesfushori me një të ardhme të ndritur, do ta mbajë mënd këtë gol, të shënuar në portën e Handanoviç. Gjasat janë të shumta, që në sezonet e ardhshme, Asllani, të bëjë hapa galopantë në karrierë, duke u transferuar në skuadra të nivelit të lartë.

pjimage (20)

Vlerësime të jashtëzakonshme mbërritën për Asllanin nga ana e mediave, por trajneri i Empolit, Andreacoli, kërkon që të largojë presionin, duke vlerësuar maksimalisht shqiptarin. Në prononcimin e dhënë në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Interin, trajneri nuk i kursen edhe batutat, teksa i pyetur për Asllanin ndër të tjera u shpreh:

“Ai është i ri, sapo ka mbaruar së piri qumështin (qesh). Lëreni të jetojë me eksperiencat që duhet, i ka të gjitha kushtet për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm. Sot ai luajti një rol ndryshe dhe e bëri më së miri. Goli i shënuar është i bukur dhe i nivelit të lartë. Ai duhet të përmirësohet, por premton shumë”, u shpreh trajneri i Empolit.

Arena e Lajmit


“Sapo ka mbaruar së piri qumështin”, trajneri i Empolit i thur elozhe Asllanit pas golit ndaj Interit: Lëreni të jetojë me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook