Aksioni i paligjshëm i IKMT në Prestige Resort’ do të vijojë edhe ditën e sotme. Kjo është dita e dytë e sulmit të qeverisë. Në zonë ka prani të shtuar të policisë si edhe të forcave xheniere.Gazetari Osman Stafa ka raportuar për ‘BalkanWeb’ situatën se çfarë po ndodh mëngjesin e sotëm në ‘Resort’.
Ndërsa fadromat kanë nisur të lëvizin dhe po afrohen më afër ambienteve të “Prestige Resort”.
“Janë rreth 200 familje që qëndronin dhe punonin jo vetëm re muajt e verës, por për gjatë gjithë vitit. Prestige Resort punonte edhe me turistë të huaj. E gjitha kjo që po ndodh nuk lidhet vetëm me dëmtim që i bëhet një biznesi të caktuar, por edhe me fatin e familjeve. Jashtë kamerave më kanë deklaruar se e vetmja rrugë që kanë mbetur ishte largimi nga Shqipëria”, tha gazetari Osman Stafa.
Arena e Lajmit