Leçe dhe Kremoneze janë 2 skuadrat që sezonit e ardhshëm do të militojnë në Serinë A. Leçe e mbrojtësit të Kombëtares, Kastriot Dermaku, arriti të renditej në vendin e parë, ndërsa Kremoneze, me triumfin 1-2 ndaj Komos, u pozicionua në vendin e dytë, falë edhe humbje 1-0 të Monzës ndaj Peruxhias.
Për Kremonezen, ky ishte një sukses i jashtëzakonshëm, pasi rikthehen në elitën e futbollit italian pas plot 26 vitesh pritje. Ekipi i tretë që do të ngjitet në Serinë A, do të mësohet përmes play-off-it, ku bëjnë pjesë, Bresha, Askoli, Benevento dhe Peruxhia.
View this post on Instagram
Për sa i përket skuadrave që ranë në Serinë C, ato janë Pordenone, Krotone dhe Alesandria. Teksa Kozenca dhe Vincenza janë në play-out.
Arena e Lajmit