Aksioni i paligjshëm, forcat xheniere shpojnë kolonat dhe IKMT shemb pjesët anësore, pamje nga shkatërrimi në ‘Prestige Resort’

Capture

Aksioni i paligjshëm në “Prestige Resort’ nisi sërish ditën e sotme në orët e para të mëngjesit. Aktualisht në resort ka forca të shtuara të policisë, IKTM-së si edhe të forcave xheniere.

Ndërkohë pamjet që sjell ‘Balkan Web’ tregojnë aksionin e paligjshëm të kryer nga Prestige Resort.

Gazetari Osman Stafa gjithashtu raportoi se aktualisht forcat xheniere janë duke kryer shpimin e kolonave, ndërsa IKMT nga ana tjetër po shemb pjesët anësore të Resortit.

“Forcat xheniere po kryejnë punën më të madhe në këtë resort dhe po shpojnë çdo kolonë të mundshme në “Prestige Resort”. Aktualisht ka persona të IKMT dhe xheniere në katin e dytë duke shpuar kolonat. Më është komunikuar se kanë pasur vështirësi në shpimin e kolonave dhe se mund të marrë disa ditë.. Po ashtu punonjës të IKMT vazhdojnë të shembin pjesë anësore të ndërtesë”, raportoi gazetari.

Arena e Lajmit

Aksioni i paligjshëm, forcat xheniere shpojnë kolonat dhe IKMT shemb pjesët anësore, pamje nga shkatërrimi në ‘Prestige Resort’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook