Deputetja e PD Flutura Açka, në fjalën e saj në Kuvend foli me tone të ashpra, ndërsa theksoi se Parlamenti është vendi në të cilën shihet më shumë seksizëm.
Ndërsa foli për barazi gjinore, Açka tha se termi barazi gjinore nuk është një term i saktë, pasi termi i saktë sipas saj është mundësi të barabarta.
Açka: Termi barazi gjinore nuk është term i saktë, është mundësi të barabarta, nuk ka barazi gjinore ka mashkull , femër
Felaj: Fjala juaj nuk ka lidhje me procedurën , herë tjetër do detyrohem t’ju ndërpres fjalën
Açka: Nëse ka një vend ku ka seksizëm është parlamenti shqiptar. Pjesën me të madhe të kohës kamerat merren me vetullat me sytë e zonjave të këtij parlamenti.