VIDEO/ Milani ndalet që në javën e dytë përballë Atalantës. Gjimshiti bën heroin, por dëmtohet

Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Atalantës në Bergamo, me kampionët në fuqi të Italisë që lënë pikë që në javën e dytë të Serisë A.

atalanta

Sfida nisi mirë për vendasit, të cilët gjetën avantazhin në minutën e 29’ me Malinovskin.

Pjesa e dytë foli më shumë për kuqezinjtë të cilët ishin më kërkues dhe arritën të barazonin me Benasr.

milan

Gjithashtu, ata kishin dhe një rast mjaft të mirë me Origin, por Gjimshiti bëri heroin duke larguar topin dhe duke marrë një goditje në këmbë nga belgu. Kjo gjë bëri që ai të linte fushën e lojës i dëmtuar, gjë që dukej serioze.

Të dyja skuadrat ndahen me nga katër pikë pas javës së dytë, me Milanin që javën e ardhshme do të presë në shtëpi Bolonjën.

Kjo e fundit gjithashtu një barazim përballë Veronës në shtëpi.

REZULTATET:

BOLONJA 1-1 VERONA

Arnautoviç 21′ / Henri 43′

ATALANTA 1-1 MILAN

Malinovski 29′ / Benaser 68′

KOMENTI LIVE:

90+7′ Mbyllet sfida!

82′ Dëmtohet Gjimshiti pas një goditje që mori nga Origi. Mbrojtësi shqiptar zëvendësohet për Okolin.

78’ Teo Hernandez dhe Berat Gjimshiti ndëshkohen të dy me nga një karton të verdhë, pas një përplasje që patën me njëri-tjetrin.

68’ GOOOL Milan 1-1/ Benaser lëviz bukur në zonë, pas një topi të luajtur shpejtë nga goditja e këndit dhe me një gjuajtje fantastike dërgon topin në rrjetë.

66′ Tjetër zëvendësim i dyfishtë te Milani, largohen Mesias dhe Leao, futen Salemakers dhe Origi.

60′ Tonali merr një top të bukur brenda zonës, por Muso tregohet i vëmendshëm për të ndaluar tentativën e italianit.

58’ Zëvendësim i dyfishtë te Milani. Largohen Rebiç me Diaz dhe futen Zhiro me De Ketelare.

56’ Mario Pasaliç tenton një gjuajtje me kokë, por Menja eviton një gol të sigurt.

50’ Kalulu lëshon një gjuajtje të bukur me kokë, por tentativa e tij shkon mbi kuadratin e portës.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

29’ GOOOL Atalanta 1-0/ Malinovski lëshon një gjuajtje nga distanca e cila devijohet nga mbrojtja për të përfunduar në rrjetë.

23’ Mesias merr një top të bukur brenda zonës dhe tenton një gjuajtje të menjëhershme, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

Atalanta (3-4-1-2): Muso; Toloi, Demiral, Gjmshiti; Hateber, De Run, Kopmainers, Mehle; Pasaliç; Zapata, Malinovski.

Milan (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Kalulu, Tomori, Teo Hernandez; Tonali, Benaser; Mesias, Brahim Diaz, Leao; Rebiç.

RENDITJA:

asdad

Arena e Lajmit


VIDEO/ Milani ndalet që në javën e dytë përballë Atalantës. Gjimshiti bën heroin, por dëmtohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook