Superliga e Kosovës/ Ish-sulmuesi i Partizanit vazhdon të shënojë, tifozët këpusin kabllon e VAR-it në mes të ndeshjes

Ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës kanë parë Ballkanin e Ilir Dajës të regjistrojë fitore në ndeshjen e parë që ka luajtur për këtë edicion pasi në javën e parë nuk zbritën në fushë për shkak të impenjimeve në Europë. Kampionët në fuqi mundën 1-0 Drenicën, në një sfidë ku dukej qartësisht se e kishin ende mendjen te sfida play-off në Ligën e Konferencës.

auto_299088653_421359706503118_8248003213704851529_n1661102627

Pak ditë para sfidës së kthimit kundër Shkupit, Ballkani ka marrë një tjetër shtysë të rëndësishme për moralin duke mundur Drenicën falë golit të Kuç në fund të pjesës së parë.

Ndërkohë, kreu i renditjes i përket Gjilanit pas dy fitoresh. Edhe e sotmja ka ardhur falë Solomon, i cili shënoi golin e vetëm për ekipin e tij në suksesin ndaj Malishevës. Ish-sulmuesi i Partizanit ka kësisoj 3 gola që në dy ndeshjet e para të kampionatit.

Ngjarja më e çuditshme ndodhi në ndeshjen mes Ferizajt dhe Prishtinës, ku në pjesën e parë të sfidës që u mbyll me shifrat 0-0, gjyqtari u desh të priste 15 minuta për të parë pamjet në VAR për një penallti të mundshme. Meqë monitori nuk funksiononte u desh të rivendosej lidhja dhe më në fund, pas shqyrtimit të pamjeve, gjyqtari vendosi të mos jepte penallti. Për shkak të kësaj situate, pjesa e parë zgjati plot 62 minuta. Pas sfidës, u bë e ditur se defekti teknik nuk kishte qenë rastësor, por se kishin qenë tifozët të cilët kishin këputur kabllon e sinjalit të VAR.

NDESHJET
Ferizaj-Prishtina 0-0
Gjilani-Malisheva 1-0
Ballkani-Drenica 1-0

 asdasdsdsdsd

Arena e Lajmit


Superliga e Kosovës/ Ish-sulmuesi i Partizanit vazhdon të shënojë, tifozët këpusin kabllon e VAR-it në mes të ndeshjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook