Ndërtime pa leje, arrestohet administratori dhe dy punonjës në Vlorë, shpallet në kërkim pronari i firmës

Vlore

Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona për ndërtime të paligjshme. Bëhet me dije se në pranga ka rënë administratori dhe dy punonjës të firmës së ndërtimit.

Sakaq është shpallur në kërkim pronari i firmës së ndërtimit që po kryente punimet në objektin 4-katësh.

Njoftimi:

Vlorë/Ndërtimet e paligjshme, Policia vijon kontrollet në territorin e qarkut.

U kapën në flagrancë duke kryer punime në një objekt në të cilin ishin pezulluar punimet, vihen në pranga 3 shtetas (administratori dhe 2 punonjës të firmës së ndërtimit).

Shpallet në kërkim pronari i firmës së ndërtimit që po kryente punimet në objektin 4-katësh.

Në zbatim të planit të veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrollit të territorit, në lagjen “Uji i ftohtë”, kanë evidentuar një rast të punimeve të ndërtimit, në një objekt në të cilin organet kompetente kishin pezulluar punimet.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Gjatë kontrollit të territorit nga Policia, këta shtetas janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi në një objekt 4-katësh, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në kundërshtim me vendimin e autoriteteve kompentente, të cilat kishin pezulluar punimet në këtë objekt.

Pronari i firmës së ndërtimit që po kryente punimet në objektin 4-katësh, shtetasi A. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u shpall në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Ndërtime pa leje, arrestohet administratori dhe dy punonjës në Vlorë, shpallet në kërkim pronari i firmës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook