EKSKLUZIVE/ Partizani synon goditjen e bujshme, “demat” kontaktojnë ish-kapitenin e Kombëtares

Ish-lideri i Kombëtares aktualisht është pa ekip, pas përfundimit të aventurës me klubin e Kategorisë së Katërt gjermane, Turkguçu Mynih.

MAVRAJ

Burime pranë klubit të Partizanit bëjnë me dije për “Panorama Sport”se Partizani i ka bërë një propozim paraprak 36-vjeçarit, por për momentin nuk ka asnjë hap para.

Mavraj e ka me dyshim të madh të lërë jetën e krijuar prej vitesh në Gjermani, ku ka edhe aktivitete të tjera përveç futbollit dhe të jetojë në Shqipëri.

Gjithsesi, kontaktet ekzistojnë dhe deri në mbyllje të merkatos gjithçka është e hapur, sepse e shkuara ka treguar se asgjë “nuk pritet me thikë”.

DENIS LALA – Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Partizani synon goditjen e bujshme, “demat” kontaktojnë ish-kapitenin e Kombëtares

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook