Presidenti i Gjermanisë viziton Beratin, ndalet në disa monumente të qytetit

Presidenti Gjeraman Ne Berat

Presidenti i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier vizitoi sot Beratit. Ai u ndal në disa kisha, xhami e muze si dhe vizitoi Kalanë e qytetit, duke dhënë edhe përshtypjet e tij.

Presidenti i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier ka vizituar mesditën e sotme qytetin e Beratit. I shoqëruar nga disa përfaqësues të presidencës gjermane si dhe nga pushtetarë vendor, presidenti Steinmeier e kreu ndalesën e tij të parë në Xhaminë Mbret dhe në Teqenë e Helvetive, dy objekte kulti të fesë myslimane që ndodhen brenda Qendrës Historike të qytetit.

Më pas presidenti Steinmeier dhe delegacioni që e shoqëronte vizituan Kalanë e qytetit. Ata u ndalën fillimisht në Muzeun Ikonografik “Onufri”, ku pasi u njoh nga afër me veprat që pasqyrojnë mjaft qartë edhe bashkëjetesën fetare, presidenti Steinmeier shkroi edhe përshtypjet e tij në librin e përshtypjeve të këtij muzeu.

Ndalesa e fundit e presidentit gjerman ishte në majën më të lartë të kalasë së qytetit, pikërisht tek “Tabja”,atje nga ku mund të shikosh të gjithë qytetin si në pëllëmbë të dorës nëpërmjet teleskopit. Pasi u njoh me bukuritë e qytetit presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier dhe edhe përshtypjet e tij për këtë vizitë.

 

Presidenti i Gjermanisë viziton Beratin, ndalet në disa monumente të qytetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook