Situata te Lacio në këtë fillim sezoni duket të mos jetë më e mira me mundshme, me kryeqytetasit që barazuan në ndeshjen e kësaj jave në Serinë A, me skuadrën që shfaqi shenja mosfunksionimi mes reparteve.
Situata me mesfushorin Luis Alberto duket se është çështja e momentit te kryeqytetasit, me spanjollin që kërkon largimin nga skuadra pas debateve me teknikun Mauricio Sarri, një largim që te bardhekaltërit do të risillte ekujlibrin në skuadër.
Situata e Luis Albertos duket se nuk i pëlqen dhe disa prej shokëve të tij të skuadrës të cilët gjatë ndeshjes së fundit nuk e kanë vlerësuar kontributin e spanjollit gjatë minutave që u aktivizua, me Lacion që është e detyruar të lëvizë sa më shpejt në merkato për të zgjidhur këtë situatë.
Arena e Lajmit