Realizoi një “perlë” ndaj Atalantës, flet Benaser: Goli i studiuar, fitojmë kundër Bolonjës

Goli i tij për pak sa nuk e shtyu skuadrën drejt fitores, por nuk është koha për pendesa. Jo për Ismael Benaserin të paktën. Fjalë të pakta, por me shumë kuptim ato të thëna nga algjeriani pas ndeshjes së Bergamos.

BENASER 1

“Mund të kishim bërë diçka më shumë. Fitorja ishte brenda mundësive tona. Atalanta luajti shumë mirë dhe ishin solidë. Hapësirat nuk gjendeshin lehtë, por rëndësi ka që nuk humbëm.

Tani le të mendojmë për të analizuar gabimet e të bëjmë më mirë në sfidën e radhës”, deklaroi mesfushori. Analiza e ndeshjes kalon te paraqitja e rivalit, por algjeriani nuk harron të tregojë se goli i tij është i studiuar.

“Atalanta është nga ekipet me shtrirje më të vogël në Itali. Më vjen mirë për golin, pasi e kemi provuar shpesh edhe në stërvitje. Lojtarët e Atalantës luajnë një kundër një dhe nuk duhej të humbinim përqendrimin siç ndodhi te goli.

Ishte e vështirë, por së bashku le të shohim përpara”, vijoi Benaser.

Në fund ai komentoi edhe prurjet e reja nga merkatoja duke thënë se: “Kanë talent dhe janë djem që punojnë shumë. Me kalimin e kohës do të njihemi më mirë dhe do të luajnë më shumë. Për momentin është mirë kështu”.

Arena e Lajmit


Realizoi një “perlë” ndaj Atalantës, flet Benaser: Goli i studiuar, fitojmë kundër Bolonjës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook