Vdekja e së resë nga Kenia/ “Jemi në fund të humnerës”, aktivistja: Arrestohen ata që vjedhin pula, ngjarja makabër fshihet me muaj

Arbana

Përfaqësuesja e Shoqërisë Civile Sevim Arbana e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me vdekjes e së resë keniane Joy Aoko e cila ndërroi jetë në vendlindjen e saj pasi përfundoi në koma nga dhuna në Shqipëri.

Ajo deklaroi se është e prekur nga ngjarja, ndërsa shtoi se situata ka arritur “në fund të humnerës” pasi po arrestohen njerëz që vjedhin pula ndërsa ky rast makabër mbetet i fshehur për 3 muaj.

“Jam e prekur si grua dhe si nënë. Më vjen keq që beri skanerin e një prokurorie që është e korruptuar. Bëri skanerin e një grupi të madh kriminal në Shqipëri. Duhet që ky rast i Joy-t, të reagojmë. Jemi në fund të humnerës. Duhet të zgjohemi dhe të kuptojmë se në çfarë skëterre po jetojmë. Arrestohet një që vjedh pula, ndërsa fsheh këtë makabër prej 3 muajsh. A kanë ndjenja këta njerëz? Se profesionalizmin e kanë hedhur poshtë. Di raste të vrasjeve të grave. Kush fshihet? Interesat. Ngjarja ka ndodhur në kazino. Kush i ka në dorë? Çfarë ka për Joy? Do e shfaqim dokumentarin në Qytetin Studenti për një ndërgjegjësim për femicidin. Asnjë nuk ka shpëtuar nga dhuna, tani flasim jo për gjini por si shoqëri. Por shqetësohemi për femicidin, pasi të vrasësh gra pa arsye është diçka që kërkon shpjegime.

Ligji është i përforcuar. Nuk di kush institucion është profesionist dhe i pavarur. Shteti të vret. Për mua është shteti përgjegjës pasi është përgjegjës për mbrojtjen time si qytetar, Shqiptarët nuk gjejnë mbrojtje te shteti, të vret me mënyra të ndryshme. Gjyqet zgjasin 30 vjet, do na vijnë flet-rrufetë te varri”, tha ajo.

Vdekja e së resë nga Kenia/ “Jemi në fund të humnerës”, aktivistja: Arrestohen ata që vjedhin pula, ngjarja makabër fshihet me muaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook