Teksa Kuvendi zhvillon punimet e tij, ku po diskutohet për disa projektligje, deputetët e PD kanë përfituar për të mbledhur disa firma për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për vendimet dhe shpalljen e investitorëve strategjik.
LSA ka publikuar disa foto ku shihet se deputetit Gazment Bardhi negocion me kolegët e tij demokratë për të firmosur nismën. Ndërkohë që në fletën e bardhë shihet se janë 6 firma.
Bardhi shihet teksa bisedon me deputetët, Flutura Açka dhe Dashnor Sula. Kujtojmë se dje maxhoranca rrëzoi në Konferencën e Kryetarëve kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni të përhershëm për Investitorët Strategjik.
Arena e Lajmit