Do të ekzaltonte Vlahoviçin, ja pse Di Maria i duhet Juventusit

Nëse ka arritur që të bëjë Rabionë të shënojë dy gola, imagjinoni se si mund të ekzaltojë Vlahoviçin. Edhe pse kjo mund të duket një batutë e shëmtuar kundrejt mesfushorit francez, i cili sivjet po bëhet gjithmonë pjesë e më e gjallë e lojës së Juventusit, ndoshta mund të kuptohet qartë edhe impakti që mund të ketë edhe Angel di Maria me bluzën e “Zonjës së Vjetër”.

hqdefault

Fakti që të dy kanë luajtur në Paris, te PSG-ja, mund të ketë frymëzuar disi edhe trajnerin Alegri që ta kërkojë me ngulm argjentinasin në Torino, pasi një mëngjarash si ai do t’i duhej të bashkëpunonte shumë me Rabionë në korsinë e majtë, me këtë të fundit që nga katër golat në sezonin e vetëm që luajtën së bashku, dy ia asistoi pikërisht Di Maria.

MBRETI I ASISTEVE – Por nëse i lëmë jashtë batutat dhe përqendrohemi te kurrikulumi i 34- vjeçarit amerikano-jugor, shifrat janë vërtet madhështore. Nëse flasim vetëm për 7 vitet e kaluara prej tij te PSG-ja, Angel di Maria ka grumbulluar 68 asiste, pikërisht numrat që duhen për të ekzaltuar totalisht nga sezoni i ardhshëm edhe DV7.

Përveç kësaj, duke parë edhe skuadrat ku ai ka luajtur (Benfika, Real Madrid, Mançester Junajtid) dhe trofetë e fituar, ku spikat Champions me “Galaktikët” në sezonin 2013-2014, eksperienca dhe karizma që Di Maria do të sillte në grupin bardhezi do të ishte shumë e madhe. Dhe ndoshta do të ishte shumë e nevojshme duke parë edhe grupin e ri të lojtarëve që po mundohet të rindërtojnë në Torino.

IDEAL PËR JUVEN – Juventusi ka marrë kohë të mendohet, duke qenë se ky është një investim, i cili ekonomikisht nuk do të kthente asgjë prapa, duke parë edhe moshën e futbollistit në fjalë, ndonëse Di Maria ka treguar edhe në Paris se di ende të bëjë diferencën dhe të luajë në nivele të larta. Për më shumë, në tri raste nga shtatë vite ka qenë asistmeni më i mirë i Ligës 1 franceze (rekord në 2015- 2016 me 19 asiste, 2018-2019 dhe 2019-2020), ndërsa në 6 nga 7 vitet te PSG-ja ka qenë edhe një mes 10 lojtarëve me minutazhin më të lartë.

“El Fideo”, e përkthyer shqip “Spageti”, si makarona, si rrjedhojë e fizikut të tij të hollë, sigurisht që në Serinë A do të gjente më shumë vështirësi, duke njohur edhe ashpërsinë e kampionatit, por ai nuk është nga ata që ka frikë, siç garanton për më tepër edhe gjaku i tij i nxehtë argjentinas.

Arena e Lajmit


Do të ekzaltonte Vlahoviçin, ja pse Di Maria i duhet Juventusit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook