Një i ri ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar nga lartësia duke punuar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hamallaj, Durrës, ku shtetasi D. J., 21 vjeç, ka qenë duke punuar në një resort.
Ai është rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë, ka marrë disa dëmtime. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.